LAJMI I FUNDIT:

Të hënën Limak e merr Aeroportin

Të hënën Limak e merr Aeroportin

Limak & Lion do ta marrë të hënën në menaxhim Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës pasi ishte shpallur fitues për koncesionimin e ANP-së për 20 vitet e ardhshme.

Komitetit Drejtues Ndërministror të Partneriteteve Publiko-Private (PPP) ka marrë vendim të premten se që nga e hëna me Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” të menaxhoj Limak & Lion.

Ceremonia e pranim dorëzimit të menaxhimit do të mbahet të hënën më 4 prill në ANP. “Këtij procesi, i ka paraprirë përmbushja e një numri të konsiderueshëm
parakushtesh, e ndër to sigurimi i financimit nga LKIA, miratimi i dizajneve
për terminalin e aeroportit”, thuhet në komunikatën e PPP-së

Konzorciumit Limak – Aeroports de Lyon i është dhënë kontrata për
zgjerim dhe operimin e ANP-“Adem Jashari”, më 12, gusht të vitit të kaluar, pasi ka i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për operim.


“Prej partnerit privat kërkohet që të bëjë investime për të modernizuar dhe zgjeruar ANP-AJ, duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturë të re, përfshirë edhe ndërtimin e një terminali të ri. Gjithashtu nga partneri privat kërkohet të operoj me Aeroportin duke ofruar shërbime të zgjeruara në nivel të cilësisë së lartë”.

Ndryshe Republika e Kosovës do të mbajë 100 për qind të pronësisë së pasurive të
Aeroportit. /Telegrafi/