LAJMI I FUNDIT:

Tarifa kufitare për bashkatdhetarët nga sot 50% më e ulët

Tarifa kufitare për bashkatdhetarët nga sot 50% më e ulët

Nga sot, ka hyrë në fuqi ulja e tarifave kufitare për 50 për qind për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.

Ata nuk do të paguajnë më nga 41 euro për vetura të rëndomta për një muaj qëndrim në vendlindje, por kjo shumë është reduktuar në 20 euro. Po ashtu tarifat me ulje vlejnë për të gjitha automjetet.

Vendimin për uljen e taksave kufitare e ka marrë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, pas kërkesës që kishte bërë kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Rrahim Pacolli. Ky i fundit që është edhe pronar i kompanisë së sigurimeve “Siguria” ka kërcënuar BQK-në, se i vetëm do të aplikojë uljen e tarifave për 50 për qind për të gjithë bashkatdhetarët.


Rrahim Pacolli u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarët. “Meqenëse nga ora 00:00 fillon zbatimi i vendimit për zbritje të tarifave të sigurimit kufitar në masë prej 50 për qind, shfrytëzoj rastin që bashkatdhetarëve t’iu uroj mirëseardhje dhe pushim të këndshëm në vendlindje”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, sipas vendimit që ka marrë BQK, policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, tani do të kushtojë 15 euro dhe jo 30 euro sa kanë kushtuar më herët. Ndërsa policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 1 muaj, tani do të kushtojë 20 euro, kurse për kohëzgjatje prej dy muajve do të paguhet vetëm 35 euro. Gjatë viteve të kaluar këto tarifa kanë qenë, 41 euro për 1 muaj dhe 71 euro për dy muaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori