LAJMI I FUNDIT:

Tarantino beson se “Once Upon a Time in Hollywood” është realizimi i tij më i mirë

Tarantino beson se “Once Upon a Time in Hollywood” është realizimi i tij më i mirë
(Foto: Esquire)

Regjisori Quentin Tarantino beson se “Once Upon a Time in Hollywood” është filmi më i mirë që ka bërë ndonjëherë.

“Njerëzit më kanë pyetur për vite se cili film është i preferuari im. Unë gjithmonë them se ata janë të gjithë fëmijët e mi, por me të vërtetë mendoj se ‘Once Upon a Time in Hollywood’ është filmi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë ai.

Filmi u lansua në vitin 2019 dhe tregon historinë e aktorit Rick Dalton (Leonardo DiCaprio) dhe dublerit të tij, Clif Booth (Brad Pitt). Të dy shkojnë në Los Angeles për të “pushtuar” industrinë e filmit të Hollywoodit.


“Once Upon a Time in Hollywood” fitoi 40 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të shfaqjes, ndërsa Instituti Amerikan i Filmit e quajti atë një nga filmat më të mirë të atij viti.

Në intervistën për Variety, Tarantino foli edhe për cilësinë e filmave që janë të njohur tani.

“Edhe pse kam parë më së shumti filma gjatë viteve të tetëdhjeta, mendoj se ajo ishte periudha më e keqe në historinë e Hollywoodit. Ajo mund të krahasohet vetëm me gjendjen aktuale të industrisë së filmit”, ka deklaruar filmbërësi i njohur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori