LAJMI I FUNDIT:

Tandemi Del Piero-Diego kundër Udineses

Tandemi Del Piero-Diego kundër Udineses

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, pritet që këtë fundjavë të kthehet nga lëndimi dhe të jetë në ndeshjen kundër Udineses, ndërsa mësohet se trajneri Ciro Ferrara do ta inkuadrojë në lojë bashkë me mesfushorin ofensiv, Diego.

Mediat italiane kanë spekuluar e Del Piero dhe Diego nuk mund të luajnë bashkë, për shkak të ngjashmërisë së lojës së tyre, mirëpo sportnews.it njofton se Ferrara dëshiron t’i ketë të dytë në lojë.

Në seancën stërvitore të enjten, Ferrara ka thënë se Del Piero dhe Diego do ta mbështesin David Trezeguet në sulm gjatë ndeshjes së të dielës. /Telegrafi/