LAJMI I FUNDIT:

Pacolli demanton: Jam në aheng familjar, jo në takim me Veselin e Haradinajn

Pacolli demanton: Jam në aheng familjar, jo në takim me Veselin e Haradinajn

E plotësuar: Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, mohon takimin në këto orë të vona, me kreun e PDK-së, Kadri Veselin, dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Derisa dikush po spekulon, une sa dola nga ahengu familjar ne pregaditjën e dasmes se mbesës time, Fatimës” (sic.), ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


——————————————–

TAKOHEN HARADINAJ, VESELI E PACOLLI!?

Një ditë para vazhdimit të seancës konstitutive, ku pritet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit,një takim që ka filluar në orët e vonshme të mbrëmjes, është duke u zhvilluar në mes të përfaqësuesve të koalicionit PDK-së dhe AAK-së, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, si dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli. Kështu ka bërë të ditur televizioni publik i Kosovës, duke u thirrur në burime jozyrtare.

Takimi,. sipas këtij mediumi, është duke u zhvilluar në residencën e Pacollit në lagjen ‘Hajvalia’

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka thënë se seanca konstitutive e thirrur për nesër, ka mundësi të mos mbahet, për shkak që, siç tha ai, po synohet për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Isa Musatafa, nga ana tjetër ka thënë se pas një takimi që ka pasur me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, është i bindur se koalicioni LDK-AAK-Alternativa është i palëkundur dhe i fortë, ashtu siç ishte në fillim.

Edhe zyrtarë të AKR-së gjatë ditës janë shprehur të sigurt se nuk ka asnjë marrëveshje PAN-AKR.