LAJMI I FUNDIT:

Tahir Lushtaku thotë se fusha e Malishevës e ndaloi Drenicën të fitonte

Tahir Lushtaku thotë se fusha e Malishevës e ndaloi Drenicën të fitonte
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku (Foto: Shpend Ahmeti)

Drenica u largua me një pikë nga Malisheva, në sfidën që u luajt në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja përfundoi pa gola, duke i lënë të skuadrat në luftë të nxehtë për barazh.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Lushtaku ka thënë se fusha me bari sintetik në stadiumin “Liman Gegaj:, u pamundësoi të shfaqnin lojën e tyre.


Trajneri i Malishevës nuk pajtohet me barazimin ndaj Drenicës: E merituam fitoren
Lexo po ashtu Trajneri i Malishevës nuk pajtohet me barazimin ndaj Drenicës: E merituam fitoren

“Ndeshjen ashtu siç e kishim përgatitur, e kemi luajtur në bazë të kundërshtarit që e kemi. Ndoshta fusha në disa situata na ka penalizuar, sepse për Malishevën, kjo fushë është në interes të tyre”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Drenicës për Art Sport.

“Këtu i kryejnë stërvitjet dhe ndeshjet. Jam i kënaqur me mënyrën si e kemi nisur ndeshjen, djemtë kanë dhënë gjithçka nga vetja, në të gjitha aspektet. Kemi pasur disa raste, por në këto ndeshje, presioni është te lojtarët”.

Nuk ka fitues në "Liman Gegaj": Malisheva dhe Drenica vazhdojnë luftën për t'i ikur barazhit
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në "Liman Gegaj": Malisheva dhe Drenica vazhdojnë luftën për t'i ikur barazhit

“Ju kam thënë që ta marrin ndeshjen me sportivitet dhe të mos i ikim stilit tonë të lojës. Na mungoi vetëm goli. Është dashur të kemi guxim dhe të jemi më agresiv”.

“Por, Malishevën e përgëzoj sepse ka bërë paraqitje të mirë”, është shprehur Lushtaku.

Malisheva vazhdon luftën për t’i ikur barazhit dhe gjendet në vendin e shtatë me 44 pikë, aq sa ka edhe Drenica që është në të tetin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori