RasenBallsport Leipzig e.V., i njohur thjesht si RB Leipzig, është një klub gjerman me bazë në Leipzig të Saksonisë. Klubi është themeluar në vitin 2009 me një iniciativë të kompanisë Red Bull GmbH që i mori të drejtat e ekipit nga liga e pestë, SSV Markranstadt, me qëllim që ta avanconte klubin e ri drejt elitës brenda tetë vitesh.
Në sezonin e vet inaugurues 2009.2010, RB Leipzig dominoi në NOFV-Oberliga Sud (V) dhe u promovua si kampion në Regionalliga Nord (IV). RB Leipzig e fitoi Regionalliga Nordost në sezonin 2012/2013 pa asnjë humbje dhe u promovua në 3. Liga (III). Më pas, në sezonin 2013/2014 ishte nënkampion i 3. Liga dhe u promovua në 2. Bundesliga (II).
Më 8 maj 2016, RB Leipzig e siguroi ngritjen në Bundesliga për sezonin 2016/2017, ndërsa gjatë atij sezonin siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin 2017/2018 si nënkampon i Gjermanisë.