LAJMI I FUNDIT:

Nga vazot dhe shorti deri tek datat e ndeshjeve – gjithçka që dihet për edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve

Nga vazot dhe shorti deri tek datat e ndeshjeve – gjithçka që dihet për edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të hidhet më 31 gusht dhe tashmë dihet të gjitha vazot, por edhe datat e ndeshjeve të grupeve, 1/8-tës, çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së madhe.

Shorti do të hidhet më 31 gusht nga ora 18:00. Do të jetë edicioni i fundit i Ligës së Kampionëve me 32 pjesëmarrës duke qenë se nga sezoni 2024/25, në turne do të përfshihen 36 klube me një formulë të re.


Ekipet nga vazo 1 përbëhen nga fituesit e titujve në ligat më të mira evropiane, ndërsa vazot 2 dhe 3 përbëhen nga ekipe pjesëmarrëse nga ligat e ndryshme të larta në Evropë, bazuar në koeficientin e tyre të UEFA-s.

Së fundi, skuadrat në vazon 4 janë kryesisht kualifikuese nga “play-off”-et, të sapoardhurit në Ligën e Kampionëve dhe skuadra me koeficient të ulët të UEFA-s.

Pesë skuadra të tjera duhet të fitojnë një vend në vazon e fundit të Ligës së Kampionëve me play-off të përfunduar deri më 30 gusht, një ditë para shortit.

UEFA zbulon emrat e tre të nominuarve për çmimin e lojtarit dhe trajnerit të vitit
Lexo po ashtu UEFA zbulon emrat e tre të nominuarve për çmimin e lojtarit dhe trajnerit të vitit

Vazot e sezonit 2023/24 në Ligën e Kampionëve

Vazo 1: Man City, Napoli, Barcelona, ​​Bayern Munich, PSG, Benfica, Sevilla, Feyenoord

Vazo 2: Inter, Real Madrid, Man Utd, Arsenal, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, RB Leipzig, Porto

Vazo 3: Lazio, Milan, Shakhtar, RB Salzburg, Crvena Zvezda, Real Sociedad*, Celtic*, Rangers ose PSV

Vazo 4: Newcastle, Lens, Union Berlin, Antwerp ose AEK, Rakow ose Copenhagen, Braga ose Panathinaikos, Maccabi Haifa ose Young Boys, Molde ose Galatasaray

Ekipet me ‘*’ janë ato që mund të përfundojë në vazon 4.

Shorti i Ligës së Kampionëve – datat kryesore

Ndeshjet e fazës së grupeve:

19-20 shtator

3-4 tetor

24-25 tetor

7-8 nëntor

28-29 nëntor

12-13 dhjetor

Faza e 1/8-tës

Shorti: 14 dhjetor

Ndeshjet e para: 13-14 dhe 20-21 shkurt

Ndeshjet e dyta: 5-6 mars dhe 12-13 mars

Çerekfinalet

Shorti: 15 mars

Ndeshjet e para: 9-10 prill

Ndeshjet e dyta: 16-17 prill

Gjysmëfinalet

Shorti: 15 mars

Ndeshjet e para: 30 prill, 1 maj

Ndeshjet e dyta: 7-8 maj

Finalja

1 qershor në stadiumin Wembley, Londër

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori