LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i kënaqur me tre ofertat e ardhura për Denis Zakarian

Juventusi i kënaqur me tre ofertat e ardhura për Denis Zakarian

Denis Zakaria do të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga Juventusi.

Mesfushori zviceran ishte i huazuar te Chelsea në gjashtë muajt e fundit, por pa arritur të lë gjurmë në Londër.


Kësisoj ai u rikthye në Torino, por që nuk është në planet e Juventusit dhe trajnerit Massimiliano Allegri.

Detajet prapa ofertës së West Hamit për Zakarian
Lexo po ashtu Detajet prapa ofertës së West Hamit për Zakarian

Drejtuesit e Juventusit i kanë bërë të qartë lojtarit se duhet të ndryshojë skuadër dhe tani janë në pritje se ku do të vendos zvicerani ta vazhdoj karrierën.

Në fakt te Zonja e Vjetër janë të lumtur me ofertat që kanë mbërritur në klub për Zakarian, pasi tre skuadra janë në garë për të.

West Ham United, RB Leipzig dhe Monaco kanë ofruar nga 20 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit zviceran, shumë që ka kënaqur Juventusin.

Tani i mbetet lojtarit të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën dhe te Juventusi do të jenë mëse të lumtur nga shitja e zviceranit të cilin e kishin blerë për 10 milionë euro. /Telegrafi/