LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen 32 ekipet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24

Konfirmohen 32 ekipet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24

Antwerp, Copenhagen dhe PSV u bën tri skuadrat që morë biletat e fundit të Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, duke fituar ndeshjet e play-offit.

Antëerp i Arbnor Mujës fitoi edhe sy mysafir i AEK me rezultat 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kaloi tutje.


Copenhagen ishte më i mirë se Rakow, duke i kaluar tutje polakët, ndërsa edhe PSV ishte larg më e mirë se Rangers.

Klubet tona fitojnë terren në garat evropiane: Fitohet një raund në Ligën e Evropës dhe një në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu Klubet tona fitojnë terren në garat evropiane: Fitohet një raund në Ligën e Evropës dhe një në Ligën e Konferencës

Tani më 32 skuadrat e konfirmuara, është gjithçka gati për shortin që do të hidhet të enjten, më 31 gusht, në orën 18:00 në Monako.

Faza e grupeve  e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, do të jetë e fundit me formatin aktual dhe, për rrjedhojë pritet një edicion shumë i veçantë.


Vazo 1

Barcelona si kampione e La Ligas do të jenë në vazon e parë së bashku me Manchester City (Angli), Napoli (Itali), PSG (Francë), Bayern Munich (Gjermani), Benfica (Portugali), Feyenoord (Holandë) dhe Sevilla si fituese e Ligës së Evropës.


Vazo 2

Në të dytën, Real Madrid dhe Atletico Madrid do të ndajnë shortin me Manchester United (Angli), Inter (Itali), Borussia Dortmund (Gjermani), RB Leipzig (Gjermani), Porto (Portugali) dhe Arsenal (Angli).


Vazo 3

Shakhtar (Ukrainë), Red Bull Salzburg (Austri), Milan (Itali), Braga (Portugali), Lazio (Itali), Crvena Zvezda (Serbi), Copenhagen (Danimarkë) dhe PSV (Holandë) do të startojnë nga vazo tre.


Vazo 4

Vazo 4 logjikisht sjell skuadrat me koeficientin më të keq të UEFA-s, por në këtë edicion 2023/2024 do të ketë disa skuadra për të shmangur për pjesën tjetër të skuadrave.

Real Sociedad, Union Berlin dhe Galatasaray janë së bashku me Newcastle, Lens, Celtic, Young Boys dhe Antwerp.


Pra nga nesër, rruga për në Wembley fillon në Monako. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori