LAJMI I FUNDIT:

Klubet tona fitojnë terren në garat evropiane: Fitohet një raund në Ligën e Evropës dhe një në Ligën e Konferencës

Klubet tona fitojnë terren në garat evropiane: Fitohet një raund në Ligën e Evropës dhe një në Ligën e Konferencës

UEFA ka bërë përditësimet e fundit në “Access List” për sezonin e ardhshëm 2024/25 dhe klubet nga Kosova kanë fituar terren në garat evropiane, duke pasur tani një përfaqësues në Ligën e Evropës dhe një raund më shumë në Ligën e Konferencës.

Ekipet e Kosovës nga sezoni i ardhshëm do të jenë më të avantazhuara sesa ekipet shqiptare në lidhje me ecurinë në kualifikueset e garat evropiane.


E gjithë kjo vjen pas paraqitjeve të mira të ekipeve kosovare në pesë sezonet e fundit, ku fillimisht rol të madh luajten Prishtina dhe Drita duke sjell shumë pikë në renditje.

Megjithatë, suksesi dhe rritja e madhe erdhi nga rezultatet e Ballkanit në sezonin e fundit, ku arriti grupet e Ligës së Konferencës.

Këto paraqitjet pozitive kanë bërë që kampionati i Kosovës të ketë një koeficient më të mirë se ai shqiptar apo edhe maqedonas, duke u renditur në pozitën e 33-të, ndërsa Shqipëria renditet e 49-ta dhe Maqedonia e Veriut e 52-ta.

Përveç kësaj, klubet e Kosovës kanë fituar terren në garat evropiane, duke fituar një raund në Ligën e Evropës dhe një në Ligën e Konferencës për garat e sezonit 2024/25, shkruan Telegrafi.

Kampioni i Kosovës do të nis garat nga raundi i parë i Ligës së Kampionëve, ndërsa nëse eliminohet i vazhdon garat nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës.

Edhe fituesi i Kupës në Kosovës në këtë edicion do të ketë dy mundësi. Do ta nisë rrugëtimin evropian nga raundi i parë i Ligës së Evropës, ndërsa nëse eliminohet kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Nën-kampioni do ta fillojë aventurën evropiane nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës. Vendi i tretë apo vendi i katërt nëse fituesi i Kupës është ndonjëri prej tri vendeve të para, garat do t’i nisë nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Evropës.

Nga ana tjetër, skuadrat nga Superliga e Shqipërisë, duke përfshirë edhe fituesin e Kupës, e nisin rrugëtimin nga raundi i parë i Ligës së Konferencës, ndërsa fituesi i titullit e nis nga raundi i parë i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez

Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez

Premier League
Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

La Liga
Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori