LAJMI I FUNDIT:

SwiftKey tani krejtësisht pa pagesë në Android

SwiftKey tani krejtësisht pa pagesë në Android

Aplikacioni i famshëm i Android për tastierë, SwiftKey, i cili është thënë se së shpejti do të vijë edhe për iPhone dhe iPad përmes iOS 8, tani ka edhe një lajm tjetër të mirë.

Prej sot, SwiftKey do të mund të shkarkohet krejtësisht pa pagesë në Android nga Google Play, pasi që kompania e cila qëndron pas aplikacionit ka thënë se është e interesuar që ta zgjerojë mundësinë e zhvillimit të aplikacionit edhe tek vendet e tjera, anembanë botës.

Më herët, përdoruesit e kanë pasur mundësinë e shkarkimit të aplikacionit, me mundësi provimi pë rnjë muaj pa pagesë, ndërsa tani, të gjitha specifikat e aplikacionit mund të përdoren pa e paguar atë fare.

Megjithatë, të gjithë ata që e kanë paguar aplikacionin për një ksoto prej 4 dollarësh, do të mund të kenë qasje të vazhdueshme në pakon premium të aplikacionit, i cili ofron edhe 10 motive të tjera ekskluzive vetëm për ata. /Telegrafi/