LAJMI I FUNDIT:

Superkompjuteri zbulon shanset e secilës nga tetë kombëtaret për të fituar Copa America

Superkompjuteri zbulon shanset e secilës nga tetë kombëtaret për të fituar Copa America

Copa America ka hyrë në fazën e çerekfinaleve dhe tashmë superkompjuteri i Opta-s ka zbuluar shanset e secilit ekipi kombëtar për të fituar trofeun e edicionit të vitit 2024.

Faza me eliminim direkt, në këtë rast ndeshjet çerekfinale në Copa America 2024 do të fillojë të enjten pas mesnate, ku nuk mungojnë ndeshjet interesante.

Kampioni në fuqi, Argjentina do të luajë çerekfinalen sonte pas mesnate kur do të përballet me Ekuadorin në Hjuston, përpara se Venezuela të përballet me Kanadanë të premten në mbrëmje dhe Kolumbia të përballet me Panamanë të shtunën.


Pasi nuk arriti të kryesonte grupin e tyre, Brazili përballet me një detyrë të vështirë kundër një Uruguai në formë.

Pse nuk ka vazhdime në çerekfinale apo gjysmëfinale të Copa America?
Lexo po ashtu Pse nuk ka vazhdime në çerekfinale apo gjysmëfinale të Copa America?

Por, si janë gjasat apo mundësitë në përqindje të ekipeve kombëtare për të fituar trofeun e Copa America?

Superkompjuteri i Opta-s ka renditur shanset e secilës nga tetë kombëtaret, ku Argjentina shihet si favoritet absolute për të fituar Copa America me 38 për qind.

Pas Argjentinës, kombëtarja me më shumë shanse është ajo e Brazilit me 18 për qind, e pasuar nga Uruguai, i cili mbyll treshen me 17 për qind.

Në vendin e katërt renditet Kolumbia me 13 për qind, ndërsa pas saj vijnë Venezuela me gjashtë për qind, Ekuadori me katër për qind dhe Kanadaja dhe Panama me nga dy për qind. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori