LAJMI I FUNDIT:

Sunderlandi kundërshtar i vështirë për ‘të mëdhenjtë’

Sunderlandi kundërshtar i vështirë për ‘të mëdhenjtë’

Skuadra e Sunderlandit ka vazhduar me formën e mirë ndaj skuadrave të kreut të Ligës Premier duke e mposhtur Arsenalin me rezultat minimal prej 1-0.

Pas barazimit kundër Manchester United dhe pas fitores ndaj Liverpoolit, skuadra ku aktivizohet mesfushori kosovar Lorik Cana, ka viktimizuar edhe Topçinjtë.

I vetmi gol në ndeshje u shënua pas një gjuajtje nga këndi, me ç’rast me një ‘gjysmë-vole’ Darren Bent mposhti portierin Almunia (71’). /Telegrafi/