LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me armë zjarri drejtori i financave në Policinë e Kosovës

Sulmohet me armë zjarri drejtori i financave në Policinë e Kosovës

Drejtori i financave në Policinë e Kosovës Hamdi Hyseni është gjuajtur me armë, sot rreth orës 18:30.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Policisë.

Nga të shtënat me armë, nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale -dëmtimi i dritares së një veture.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë në mbrëmje, ndërkaq Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin. /Telegrafi/