Një person, që paraprakisht mendohet se ishte ushtar i forcave të armatosura britanike, u masakrua me thikë dhe armë të tjera të ftohta në mes të ditës në një rrugë të Londrës.
Ngjarja që tronditi kalimtarët dhe gjithë opinionin publik britanik, ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin parë dy persona të armatosur me thika dhe kama, që iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetëra herë në trup, ndërsa në fund i kanë prerë edhe kokën, transmeton TCH.
Policia mbërriti në vendngjarje, dhe qëlloi me armë ndaj dy autorëve që u plagosën. Kalimtarët thanë se ata nuk u përpoqën të arratiseshin pas aktit barbar. Një dëshmitar tha për Associated Press se dy personat, pasi kanë masakruar viktimën e tyre, kanë qëndruar të përgjakur në vend duke u kërkuar kalimtarëve që t’u bënin foto dhe filmime.
Aktualisht dy personat, ende të paidentifikuar, ndodhen në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Burime të pakonfirmuara, të cituara nga BBC, thanë se gjatë sulmit janë dëgjuar thirrjet “Allahu Ekber”, që supozon se sulmi mund të jetë një formë e re e sulmeve terroriste të ekstremistëve islamikë.
Ministrja e Brendshme, Theresa May thërriti në një mbledhje urgjente Komitetin e Sigurisë për të diskutuar për rastin në fjalë. BBC thotë Komiteti do të njihet me raportimin e plotë të policisë metropolitane dhe të shërbimeve sekrete, për të vlerësuar dhe kategorizuar sulmin si sulm terrorist apo si një ngjarje horror me motive të tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre