LAJMI I FUNDIT:

Suedi, Thellohet hendeku mes të varfërve dhe të pasurve

Suedi, Thellohet hendeku mes të varfërve dhe të pasurve

Dallimet ndërmjet atyre që llogariten si të pasur dhe të varfër në Suedi janë rritur fort gjatë 16 viteve të fundit. Së paku kështu mund të konstatohet sipas një raporti nga organizata e sindikatave të përjgithëshme LO.

LO prezenton sot një raport të ri i cili u publikua në faqen debatuese të gazetës "Dagens Nyheter" ku ndër të tjera thuhet se qeveria e aleancës ashtu si dhe ajo socialdemokrate kanë miratuar vendime politike të cilat rezultuan në thellimin e dallimeve.
Më të pasurit në Suedi gati sa kanë dyfishuar të ardhurat e tyre përmes një rritje prej 88 përqind. Gjatë të njejtës kohë të varfërit kanë marrë vetëm një rritje prej 15 përqind. Zhvillimet më të këqia kanë qenë për personat e papunë dhe të sëmurit.
Si të varfër llogariten njerëzit të ardhurat e të cilëve janë më të vogla se 60 përqindshi i të ardhurave mesatare.
Hulumtimi i bërë përfshinë vitet 1991-2007 dhe gjithnjë e më shumë lë të kuptohet që dallimet kanë vazhduar të ashpërsohen fort prej atëherë si pasojë e politikës së qeverisë së aleancës, pohon LO.