LAJMI I FUNDIT:

Suedi: Papunësia tetë përqind në nëntor

Suedi: Papunësia tetë përqind në nëntor

Në nëntor të këtij viti numri i përgjithshëm i të papunëve në Suedi ishte 390 000 persona ose 8 përqind e fuqisë punonjëse, sipas Byrosë Qendrore të Statistikave,SCB.

Papunësia e përgjithshme në muajin nëntor të vitit të kaluar ishte 6,2 përqind. Numri i të zënve me punë në nëntor të këtij viti ishte 4 469 000 persona, kurse në muajin gjegjës të vitit të kaluar kjo sifër arrinte në 4 555 000.