LAJMI I FUNDIT:

Storari nuk largohet nga Milani

Storari nuk largohet nga Milani

Portieri i Milanit, Marco Storari, nuk do t’i bashkëngjitet Sampdorias, por do të vazhdojë ta bartë fanellën kuqezi- thotë agjenti i tij, Vincenzo Morabito.

Lëndimi i Luca Castellazzit e ka detyruar Sampdorian që të kërkojë zëvendësues, dhe emri i Storarit është në listën e skuadrës gjenovase.

“Sampdoria interesohet për Storarin, mirëpo Milani nuk dëshiron ta lëshojë”, ka thënë agjenti për Tuttomercatoweb.com. /Telegrafi/