Dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjendja socio-ekonomike në vend nuk ka ndryshuar shumë, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike. Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përveç problemeve, thonë se Kosova ka shënuar edhe rezultate të dukshme.
Dy vjet më parë, para shpalljes së pavarësisë, pritjet e kosovarëve ishin të mëdha. Me formimin e shtetit të ri, pritej se do të përmirësohej imazhi dhe gjendja ekonomike e Kosovës.
Por, një gjë e tillë, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk ndodhi, pasi siç thonë, edhe pas dy vjetësh situata socio-ekonomike në vend është shumë e vështirë.
Ekspertët theksojnë se investimet e huaja kanë shënuar rënie, Kosova ende varet nga importi, ndërkaq bizneset mezi mbijetojnë duke u penguar madje edhe nga korrupsioni.
Besim Beqaj, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se vitet e pas-pavarësisë nuk kanë qenë në favor të zhvillimit ekonomik, duke përmendur në radhë të parë mungesën e investimeve të huaja.
“Në fushën e përkrahjes për investime, mendoj se kemi ngecje. Ne kemi një agjenci për promovimin e investimeve, por nuk kemi ndonjë angazhim, i cili mund të vërehet; fatkeqësisht është angazhim minor. Dhe, në këtë veprim nuk e kemi situatën ashtu siç kemi pretenduar”, thekson Beqaj.
Ndryshe, sipas raportit të Bankës Botërore, investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kosovë kanë shënuar rënie për rreth 45 milionë euro, gjatë vitit 2009, krahasuar me një vit më parë.
Në vitin 2007, kur është futur operatori i dytë i telefonisë mobile në Kosovë, investimet e huaja në vend kanë qenë 421 milionë euro.
Në vitin 2008, këto investime kanë qenë 355 milionë euro, ndërsa në vitin 2009 vetëm 310 milionë euro.
Eksperti tjetër i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, përmend mosndryshimin e gjendjes sociale gjatë dy vjetëve të shtetësisë.
Ai thekson se pavarësisht faktit se kriza globale financiare gjatë këtyre vjetëve ka qenë e pranishme, problemet socio-ekonomike në Kosovë kanë qenë pasojë e politikës së brendshme menaxhuese.
“Ka arritur deri në 15 për qind varfëria ekstreme, ndërsa papunësia është 45 për qind. Do të thotë që në tregun e punës, për çdo vit hyn dy herë më shumë kontingjent i ri i punës, në krahasim me mundësitë që ka ekonomia për të absorbuar këtë potencial”, thotë Rexhepi.
Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë thonë se me gjithë vështirësitë në fushën ekonomike, Kosova pas shpalljes së pavarësisë, ka shënuar edhe rezultate.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, thotë se gjatë kësaj periudhe Kosova ka qëndruar fuqishëm karshi krizës financiare globale, ndërkaq thekson se krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka një qëndrueshmëri fiskale.
"Dy vjet pas pavarësisë, Kosova mund të kualifikohet si vend që ka treguar një qëndrueshmëri fiskale, ekonomike dhe është krijues i stabilitetit në rajon, qoftë në aspektin ekonomik, qoftë në atë politik”.
“Në qoftë se shikohen të gjithë trendët krahasuese me vendet e rajonit, Kosova po qëndron shumë fuqishëm sa i përket edhe zhvillimit ekonomik, edhe qëndrueshmërisë fiskale”, thotë Shala.
Si sukses gjatë kësaj periudhe, ministri Shala vlerëson edhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Kosova tashmë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore; është e njohur nga 65 shtete, përkatësisht nga shtetet më të fuqishme botërore dhe ka një perspektivë të sigurt në rajon”.
“Qytetarët e Kosovës, sigurisht që kanë pritje më të mëdha dhe këto janë të natyrshme. Por, besoj se ne jemi në një rrugë më të mirë për të ndërtuar një shtet demokratik, në të cilin qytetarët e Kosovës do të kenë një jetë më të mirë”, pohon Shala.
Edhe Ibrahim Rexhepi, anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar financiar e vlerëson si rezultat pozitiv pas shpalljes së pavarësisë, por ai thotë se autoriteteve kompetente u mbetet që të punojnë në këtë kuadër, në mënyrë që të shihen rezultatet.
“Ky është një hap i mirë, por që nuk do të thotë se anëtarësimi vetvetiu dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë do të afektojë edhe në çështje të tjera, konkretisht me shfrytëzimin e kredive, me marrjen e ndihmave të ndryshme financiare, por që në perspektive lë të shpresojë”, thekson Rexhepi
Sidoqoftë, sipas ekspertëve, kosovarët tashmë i kanë mbështetur shpresat te pasuritë e shumta nëntokësore, ndërkohë që edhe popullsia është një nga më të rejat në Evropë, fakt ky tepër pozitiv për shtetin më të ri në botë. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar