LAJMI I FUNDIT:

Statistikat: 10 % më shumë turistë në Shqipëri për vitin 2010

Statistikat: 10 % më shumë turistë në Shqipëri për vitin 2010

Kriza ekonomike botërore duket se nuk po ndikon në shifrat e turizmit në vendin tonë. Sipas operatorëve turistikë fillimet e këtij sezoni, kanë sjellë rreth 1 milion turistë, ose 10 përqind më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ata thonë se kjo lidhet në një masë të madhe edhe me ndërtimin e Rrugës së Kombit, e cila ka shkurtuar ndjeshëm distancat si dhe përmirësimet infrastruktrore në zonat bregdetare.

Në periudhën 1 maj deri 12 qershor 2009 kanë vizituar Shqipërinë rreth 900 mijë turistë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit aktual janë rregjistruar 1 milionë pushues, 100 mijë më shumë se viti i kaluar.
Edhe turizmi kulturor vazhdon të frekuentohet akoma më shumë nga vizitorët e huaj, ku trashëgimitë kulturore të vendit, kryesojnë listën.
Po ashtu, rritje është vënë re edhe në kategorinë e pushuesve "Outgoing" ose ata që dalin jashtë Shqipërisë për të pushuar, ku destinacionet më të preferuara edhe për këtë vit, vazhdojnë të ngelet Turqia dhe Egjipti, ndërkohë që çmimet janë pothuajse të njëjta me një vit më parë.
Shqipëria ofron çmimet më të lira në tregjet e rajonit, fakt ky që tërheq shumë pushues, ndërkohë që nuk nuk duhet lënë pa përmendur edhe mikpritja e shqiptarëve, po ashtu edhe larmishmëria e vendeve turistike, gjë kjo mjaft e vlerësuar nga vizitorët e huaj.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Ekonomi
Kalo në kategori