LAJMI I FUNDIT:

Sporting Lisbona pritet të hedh në gjyq Interin për Joao Marion, kërkojnë 30 milionë euro dëmshpërblim

Sporting Lisbona pritet të hedh në gjyq Interin për Joao Marion, kërkojnë 30 milionë euro dëmshpërblim

Inter dhe Sporting Lisbona pritet të nisin një betejë të gjatë gjyqësore, pasi klubi portugez kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim për Joao Marion që ka kaluar te Benfica.

Portugezët shitën futbollistin te Interi në verën e 2016-ës dhe në kontratë u parashikua një klauzolë që do të kishin të drejtën të bënin ofertë të parët, nëse Interi do ta rishiste mesfushorin sërish në kampionatin portugez.

Megjithatë verën e kaluar Interi zgjodhi të lërë të lirë futbollistin, që më pas firmosi me Benfican, rivalët e Sportingut.


Pikërisht për këtë arsye, Sporting ka dërguar një kërkesë zyrtare në zyrat e Interit, ku synon 30 milionë euro dëmshpërblim.

Te Interi janë të qetë, pasi kanë firmosur prishjen e kontratës me mesfushorin dhe pritet që të kthejnë shumë shpejt një përgjigje me shkrim, që do të jetë edhe zyrtarisht hapi për të nisur një betejë të gjatë ligjore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve
Arsenali synon rindërtimin e mesfushës me blerjen e dy super yjeve

Arsenali synon rindërtimin e mesfushës me blerjen e dy super yjeve

Premier League
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori