Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt ku nga drejtori i këtij institucioni, Jeton Zeqiri dhe personeli aty u informuan për punën që po bëhet në menaxhimin e rasteve me COVID-19, por edhe të rasteve me sëmundje të tjera.
Gjatë kësaj vizite, këtij spitali iu dërguan edhe dy respiratorë dhe një autoambulancë, pjesë e kontingjentit të asistencës së BE-së për Kosovën për t’iu përgjigjur situatës me COVID-19, derisa një ditë më parë, MSH ka furnizuar spitalin me 24 mijë maska, 900 palë veshje mbrojtëse, 990 dezinfektues.
Zemaj tha se bashkë me SHSKUK-në janë angazhuar në zgjerimin e kapaciteteve spitalore për të përballuar fluksin e rritur të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.
“Krahas zgjerimit të kapaciteteve për tretman spitalor, jemi duke rritur edhe numrin e personelit dhe, gjithashtu, edhe duke zhvilluar procedura edhe për rritjen e kapaciteteve diagnostikuese përmes shtrirjes së testimeve edhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike. Në këtë mes, edhe QRSHP në Ferizaj do të pajisjet me aparaturën për testime molekulare, ndërkohë që, nga stafi i ri që do të rekrutohen, një numër do të jetë për Spitalin e Ferizajt”, tha Zemaj.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi, tha se kjo qendër ka bërë decentralizimin e shërbimeve me qëllim që pacientëve në secilin rajon t’u ofrohen më lehtë shërbimet, derisa, krahas sfidave ditore për trajtimin e pacientëve me Covid-19, po ngrihen edhe kapacitete të reja në këtë kohë mjaft sfiduese.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se QRSHP -Ferizaj do të mund të nisë me testime me vendosjen e aparaturës së re në këtë qendër, derisa një pjesë e objektit të ri do të mund të jetë edhe në funksion të rritjes së shtretërve për trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19, sidomos në stinën e vjeshtës.
Ndryshe, Spitali i Ferizajt ka vënë në funksion të trajtimit të pacientëve me COVID-19 rreth 70 shtretër.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre