LAJMI I FUNDIT:

Spanjë, bie numri i emigrantëve të punësuar

Spanjë, bie numri i emigrantëve të punësuar

Me krizën ekonomike në Spanjë ka rënë me 93 përqind në dy vjet numri i emigrantëve të punësuar.

Në 2007-ën emigrantët e punësuar ishin 183.610, ndërsa në mes të janarit dhe shtatorit të 2009-ës ishin vetëm 13.100.

Këto të dhëna sinjalizojnë fundin e një cikli që ka zgjatur rreth 10 vjet dhe është karakterizuar nga një fluks emigrantësh në Spanjë.

Sipas autoriteteve lokale, mbërritjet e fundit do të jenë më të ulta dhe personat do të jenë më të kualifikuar.