LAJMI I FUNDIT:

Spanja shkel Francën

Spanja shkel Francën

Kampioni i Evropës në fuqi, Spanja, ka dalë fitues kundër Francës, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stade de France të Saint-Denis.

Furia e Kuqe ka fituar me rezultat prej 2-0 kundër Les Bleus, për të konfirmuar edhe njëherë statusin e favoritit për ta fituar Kampionatin Botëror 2010.

David Villa (21’) dhe Sergio Ramos (45’) i dhanë fund ndeshjes që në pjesën e parë, duke qenë se në fraksionin e dytë të lojës nuk pati gola.

Ndërkohë, me rezultat identik, prej 2-0, Portugalia ka shënuar fitore kundër Kinës. /Telegrafi/