LAJMI I FUNDIT:

Spanja rekord fitoresh, Bosnja mban vendin e dytë

Spanja rekord fitoresh, Bosnja mban vendin e dytë

Edhe pse ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin ardhshëm Botëror, Spanja ka vazhduar me fitore duke shënuar rekord prej nëntë fitoresh në nëntë ndeshje në Grupin e Pestë.

Cesc Fabregas (33’) dhe Juan Mata (64’) ia siguruan fitoren prej 2-1 kampionit të Evropës kundër Armenisë, ndërsa për mysafirët shënoi Arzumanyan (58’).

Në takimin tjetër të këtij grupi, Bosnja e Hercegovina ka shënuar fitore si mysafir i Estonisë me rezultat prej 2-0, me golat e Edin Dzeko (32’) dhe Vedad Ibisevic (66’).

Bosnja do të mundohet të sigurojë vizën për Afrikën e Jugut në ‘play-off’.