LAJMI I FUNDIT:

Spanja pranoi se rikuperimi i saj ekonomik po zhvillohet ngadalë

Spanja pranoi se rikuperimi i saj ekonomik po zhvillohet ngadalë

Rikuperimi ekonomik në Spanjë gjatë vitit 2010 zhvillohet ngadalë dhe rritja e punësimit mund të pritet madje vitin e ardhshëm, deklaroi ministrja spanjolle e Ekonomisë, Elena Salgado në intervistën për gazetën "Pais"."Pasi që do të përfundojmë me ristrukturimin francez dhe do ta miratojmë reformën në tregun e punës, do të krijohen kushte për ndërtimin e potencialit rritës, i cili është i madh në Spanjë, potencoi Salgado.

Ajo paralajmëroi se gjatë kësaj jave Qeveria do t’i promovojë masat për reforma në tregun e punës, qëllimi primar i së cilës është zvogëlimi i papunësisë, shkalla e së cilës u rrit mbi 20 për qind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi nga Spanja "urgjentisht" të kryejë reforma në tregun e punës, si një nga kushtet kryesore për rikuperim ekonomik.

Në tremujorin e parë të këtij viti Spanja realizoi rritje prej vetëm 0,1 për qind krahasuar me tremujorin paraprak, me çka i jepet fund recesionit njëvjeçar.


Qeveria spanjolle parashikon që gjatë vitit 2010 Spanja të realizojë rritje ekonomike prej minus 0,3 përqindëve, ndërsa në vitin 2011 ai të arrijë 1,3 për qind.

Ekspertët vlerësojnë se Spanja është shteti i ardhshëm, i cili mund të goditet nga kriza ngjashëm me atë me të cilën momentalisht ballafaqohet Greqia.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Ekonomi
Kalo në kategori