LAJMI I FUNDIT:

Spanja paralajmëron reduktime të shpenzimeve

Spanja paralajmëron reduktime të shpenzimeve

Spanja ka vendosur që në masë të madhe të zvogëlojë shpenzimet për të reduktuar deficitin e madh dhe të qetësoj tregjet botërore financiare.

Bota frikësohet se edhe Spanja mund të goditet nga kriza e borxheve si ajo në të cilën gjendet Greqia, ndërsa ministrja spanjolle e financave, Elena Salgado, ka paralajmëruar “shkurtime” të shpenzimeve.

Deficiti buxhetor i Spanjës ka arritur vitin e kaluar në 11.2 % të GDP-së, ndërsa qeveria e këtij vendi para disa muajve ka deklaruar planin e kursimeve me qëllim që deri në vitin 2013 deficiti të bie në 3 % të GDP-së.

Siç kanë njoftuar zyrtarët spanjollë, me programin e ri, i cili përfshin reduktimin e shpenzimeve për 15 miliardë euro, është parashikuar që deficiti të bie në 9.3 % të GDP-së gjatë këtij vit, e jo në 9.8 % siç është planifikuar fillimisht.


Në vitin e ardhshëm, deficiti i planifikuar me programin e ri, duhet të bie në 6.5 % të GDP-së, e jo në 7.5 % të planifikuar më parë.