LAJMI I FUNDIT:

Spanja dhe Greqia regjistrojnë nivelin më të lartë të papunësisë në BE

Spanja dhe Greqia regjistrojnë nivelin më të lartë të papunësisë në BE
Foto: Ilustrim

Papunësia në Eurozonë mbeti e qëndrueshme në 6.6 për qind gjatë muajit qershor 2022 krahasuar me muajin paraardhës.

Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, ky nivel është ulur me 1.3 për qind krahasuar me nivelin e papunësisë së vitit të kaluar pasi njerëzit kthehen në punë pas humbjes së vendeve të punës gjatë pandemisë COVID-19.

Niveli i papunësisë në Bashkimin Evropian ishte në 6 për qind, gjithashtu i qëndrueshëm krahasuar me majin 2022.


Megjithatë, papunësia e të rinjve u rrit nga muaji në muaj me rreth 59 mijë në BE dhe 64 mijë në Eurozonë. Krahasuar me vitin e kaluar është ulur me rreth 527 mijë në BE dhe 450 mijë në Eurozonë.

Eurostat vlerëson se rreth 12.9 milionë burra dhe gra në BE janë të papunë, ku 2.5 milionë janë nën moshën 25 vjeç.

Papunësia ishte më e larta në Spanjë dhe Greqi me përkatësisht 12.6 për qind dhe 12.3 për qind. Republika Çeke ka shkallën më të ulët të papunësisë në BE me 2.4 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori