LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet konferenca e BB-së, Kosova pjesëmarrëse

Sot mbahet konferenca e BB-së, Kosova pjesëmarrëse

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ka udhëtuar dje për në Vjenë të Austrisë me ftesë të z. John Hegarty, shef i Qendrës për Reforma dhe Raportim Financiar për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore.

Prishtinë, 3 dhjetor- Ministri Shala, sot do të marrë pjesë në punimet e konferencës ministrore me temën: “Rruga drejt Evropës: Programi për Reformimin e Kontabilitetit dhe Fuqizimin Institucional”, të organizuar nga Qendra për Reforma dhe Raportim Financiar në Bankën Botërore.

Ministri Shala gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës do t’i njoftojë pjesëmarrësit mbi progresin e arritur në Kosovë në sektorin financiar dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës në përafrimin e legjislacionit të Kosovës në fushën e kontabilitetit dhe atij financiare me legjislacionin evropian.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Shala do të zhvillojnë edhe një sër takimesh me Ministrat e vendeve të ndryshme të rajonit dhe me përfaqësues të lartë të qeverisë austriake dhe Bankës Botërore.