LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia Z3x sjell kamerën me 22MP?

Sony Xperia Z3x sjell kamerën me 22MP?

Sony Xperia Z3x pritet të lansohet në panairin e madh të teknologjisë, IFA Berlin 2014, dhe tani me sa duket, përveç datës së mundshme të prezantimit të këtij modeli të avancuar të telefonit, dihen edhe disa detaje tjera.

Sony Xperia Z3x thuhet se fokusin e saj kryesor do ta ketë në kamerë, pasi që do të sjell edhe disa aksesorë tjerë përcjellës për kamerën.

Sony Xperia Z3x pritët të vijë me ekranin e madh me diagonalen prej 6.14 inç me rezolucionin prej 2560 x 1152 pikselëve, ndërsa fableti i kompanisë Sony do ta ofrojë edhe procesorin e Qualcomm, Snapdragon 810 me 2.86GHz.

Procesori Snapdragon 810 është procesor mobil me 64-bit me Adreno 430 GPU, ndërsa pajisja mbështetet edhe nga 2GB RAM me 16GB memorie të brendshme, bashkë me portin për kartelën microSD, e cila mund ta zgjerojë hapësirën edhe më tej.


Kamera e Sony Xperia Z3x, pritet të vijë me sensorin e Sony, Exmor RS, dhe 22 mega-piksel, ndërsa risia tjetër e këtij modeli do të jetë edhe versioni i ri i sistemit operativ Android, 5.0 L. /Telegrafi/