LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia Z3 prezantohet në shtator?

Sony Xperia Z3 prezantohet në shtator?

Sipas të gjitha gjasave, Sony Xperia Z3 do të prezantohet deri në fund të këtij viti, pasi që është thënë se ky model tashmë e ka kaluar inspektimin e nevojshëm në SHBA.

Modeli i vërejtur në FCC, përkatësisht modeli i koduar si Sony D6603, i cili besohet se do të jetë Xperia Z3 e ka të listuar rrjetin LTE, teknologjinë NFC dhe mbështetjen për microSD , bashkë me rrjetet Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS.

Raportet e mëhershme pretendonin se Xperia Z3 do të sjell vetëm pak ndryshime nga paraardhësi i tij, Xperia Z2 i cili është lansuar në fillim të vitit, me ekranin full HD, procesorin quad-core dhe kamerën e pasme me 20.7MP.

Përfundimisht, pritjet janë që Sony Xperia Z3 të prezantohet zyrtarisht në panairin e madh të IFA 2014 që mbahet në fillim të muajit shtator, në Berlin të Gjermanisë. /Telegrafi/