LAJMI I FUNDIT:

Sony prezanton edhe modelin Xperia C

Sony prezanton edhe modelin Xperia C

Gjatë ditës së djeshme, në internet kishin rrjedhur disa nga specifikat e telefonit të ri Android, modelit Sony Xperia C, dhe pajisja tani është zyrtarizuar nga kompania Sony.

Sony Xperia C posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç në ndërfaqen qHD me rezolucion 540 x 960 piksel, ndërsa pajisja mbështetet nga procesori dual core 1.2GHz MediaTek MT6859 i cili vjen me 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të Sony Xperia C përfshijnë edhe 4GB memorie, portin për microSD, e cila mund ta rrisë memorien në 32GB. Telefoni ka edhe dy kamera.

Kamera e përparme e Sony Xperia C është me 0.3 mega-piksel, ndërsa ajo e pasmja vjen me 8 mega-piksel dhe sensorin e Sony, Exmor R. Xperia C ofrohet edhe me dy kartela dhe sistemin operativ Android, versionin 4.1 Jelly Bean. / Telegrafi /