LAJMI I FUNDIT:

Sony nesër del me telefonin special për “selfie”

Sony nesër del me telefonin special për “selfie”

Sony është duke e bërë gati një model të ri të telefonit Android, i cili do të jetë pjesë e linjës së telefonave të saj Sony Xperia, mirëpo ky model do të dallohet shumë lehtë nga të tjerët, sepse i njëjti është i dedikuar për të bërë foto të njohura si selfie.

Në fakt, sot Sony ka cicëruar në Twitter për ta paralajmëruar telefonin e saj Sony Selfie (emri jozyrtar i telefonit), për të cilin ende nuk dihen specifikat harduerike, apo ato të softuerit.

Mirëpo, pasi që njëra ndër karakteristikat kryesore të këtij telefoni do të jenë fotografitë selfie, atëherë mund të pritet që telefoni i ri nga Sony ta sjell një kamerë super të avancuar, për fotografi më të mira sesa ato që bëhen nga rivalët e saj.

Pritjet janë që Sony së paku ta përfshijë një kamerë të përparme në formatin Full HD, me së paku 5 mega-piksel si dhe sensorin e saj të fundit Sony Exmor RS. /Telegrafi/