LAJMI I FUNDIT:

Sneijder do të mungojë ndaj Barcës

Sneijder do të mungojë ndaj Barcës

Sipas të gjitha gjasave, Wesley Sneijder do të mungojë në supersfidën e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilën Interi e zhvillon ndaj Barcelonës në Camp Nou.

“Sneijder iu nënshtrua një serie testimesh pas lëndimit të pësuar në pjesën e parë ndaj Atalantas. Rezultatet treguan se ai e ka dëmtuar muskulin e tij në femur të këmbës së majtë”, thotë një komunikatë në faqen zyrtare të Interit.

Sipas informatave aktuale, holandezi do të mungojë, por mbetet të shihet nëse Mourinho do të vendosë që në sekondën e fundit ta rrezikojë atë. Kjo është një goditje e rëndë për Interin pasi që edhe Stankovic nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për shkak të suspendimit.

Interi udhëton në Camp Nou në ndeshjen kthyese me përparësi prej 3-1 nga ndeshja e parë, në kërkim të finales së parë pas 38 vitesh. /Telegrafi/