LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia lë Rusinë në shtëpi

Sllovenia lë Rusinë në shtëpi

Përfaqësuesja e Sllovenisë ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror 2010, falë golit të shënuar në terren mysafir në ndeshjen e parë të barashit kundër Rusisë.

Në përballjen e parë, të zhvilluar në Luzhniki Stadium të Moskës, Rusia fitoi me rezultat prej 2-1, ndërsa në ndeshjen kthyese, sllovenët shënuan fitore prej 1-0 për të qenë pjesë e skuadrave pjesëmarrëse në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Njeriu që dërgoi Slloveninë në Afrikën e Jugut ishte Zlatko Dedic, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 44.

Duhet përmendur se nga minuta e 67-të, rusët luajtën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Aleksandr Kerzhakov me karton të kuq. Ndërsa në fund të ndeshjes (90’) edhe Yuri Zhirkov u përjashtua nga ndeshja. /Telegrafi/