LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia doli nga recesioni

Sllovenia doli nga recesioni

Sllovenia në shkurt shënoi zero inflacion, ndërsa në vitin 2010 rritja e ekonomisë arrinte 1.2 për qind. Inflacioni i përgjithshëm i sivjetshëm, sipas të dhënave të Entit slloven për statistikë mbeti negativ dhe arrin 0.8 për qind.

Krahasuar me muajin shkurt të vitit 2010, çmimet e rezervave jetësore janë rritur për 1.4 për qind, ndërsa sipas indeksit të harmonizuar janë për dy për qind më të larta.

Bruto të ardhurat kombëtare në Slloveni vitin e kaluar, duke llogaritur edhe çmimet arrinte diçka më tepër se 36 miliardë euro, që në tremujorin e ardhshëm të vitit është rritur për 2.1 për qind.

Duke marrë parasysh faktin se bruto të ardhurat kombëtare realisht janë rritur në tre kuartalet e fundit, Sllovenia përfundimisht tashmë nuk është në recesion dhe iu afrua rritjes ekonomike të BE-së. /Telegrafi/