LAJMI I FUNDIT:

Slavia Praga ndal Valencian

Slavia Praga ndal Valencian

Valencia nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë në ndeshjen e zhvilluar në Mestalla kundër Slavia Prague.

Ndeshja në të cilën u ndanë dy kartonë të kuq përfundoi me rezultat 1-1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Riste Naumov (27’), ndërsa vendasit barazuan me anë të David Navarros (63’).

Nga minuta e 76-të, çekët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi që Hocine Ragued u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Ndërsa pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt, sulmuesi kryesor i Valencias, David Villa, u përjashtua direkt me karton të kuq.


Takimi tjetër i Grupit B, i zhvilluar ndërmjet Lille dhe Genoa, i ka takuar skuadrës franceze, e cila ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0.

Pas xhiros së tretë, Lille mban vendin e parë në Grupin B me shtatë pikë, ndërsa Valencia gjendet në të dytin me pesë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Ronaldo: Të fitosh Evropianin është e barabartë me fitimin e Kupës së Botës

Ronaldo: Të fitosh Evropianin është e barabartë me fitimin e Kupës së Botës

Përfaqësueset
Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ndërkombëtare
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori