LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj dhe Prizreni përfituesit më të mëdhenj të rishikimit buxhetor

Skenderaj dhe Prizreni përfituesit më të mëdhenj të rishikimit buxhetor

Qytetarët e komunës së Skenderajt kanë më së shumti arsye t’i gëzohen procesit të rishikimit të buxhetit për këtë vit.

Kjo, meqë komuna e Skenderajt, bazuar në draftligjin për rishikimin e buxhetit, del te jetë përfituesja më e madhe e grantit qeveritar nga buxheti, krahasuar me të gjitha komunat tjera të Kosovës, ani pse kjo komunë prej nga vjen kryeministri Hashim Thaçi nuk është komuna me më së shumti banorë.

Skenderaj ka fituar hiq më pak se afër 200 mijë euro, krahasuar me gjashtë muaj më parë nga transferet qeveritare për linjën e shpenzimeve kapitale, pa u llogaritur këtu edhe vlerat e tjera të mëdha të investimeve, që bëhen në bashkëfinancim me ministritë e ndryshme.

Ndarjen e tillë të buxhetit, deputetë të kuvendit të Kosovës nga opozita e kanë quajtur manipulim politik me buxhetin e shtetit dhe shkatërrim të solidaritetit mes njerëzve në Kosovë.


Megjithatë, zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave kane hedhur poshtë akuzat e opozitës rreth ndarjes së grandeve nga buxheti i vendit për komunat. /Koha Ditore/ Telegrafi/