LAJMI I FUNDIT:

S’ka iPhone 6 (5.5”) këtë vit?!

S’ka iPhone 6 (5.5”) këtë vit?!

Modeli i shumë-përfolur i iPhone 6 me 5.5 inç thuhet se është duke hasur në probleme me ekranin dhe mbështjellësin e metaltë, dhe kjo gjë mund të bëjë që fableti i parë i Apple të shtyhet për lansim të mëvonshëm në treg, përkatësisht prezantim në vitin e ardhshëm.

Nëse këto raporte rezultojnë të jenë të vërteta, atëherë iPhone 6 me ekranin prej 4.7 inç do të jetë telefoni i vetëm i Apple për këtë vit.

Analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, i cili ka një rekord të respektuar për planet e ardhshme të Apple për lansimin e produkteve të saj në treg, lëshoi një shënim të dielën, një kopje të së cilës është siguruar nga AppleInsider.

Në këtë shënim Kuo zbuloi se ndërsa iPhone 6 me 4.7 inç ende pritet të debutojë gjatë kësaj vjeshte, modeli më i madh i iPhone 6 me 5.5 inç mund të futet në plan për një datë të mëvonshme.


Arsyet kryesore të shtyerjes së lansimit të iPhone 6 (5.5”), sipas Kuo-së, janë teknologjia e re e ekranit të ndjeshëm në prekje, mbështjellësi i metaltë, si dhe xhami prej safiri, i cili besohet se mund ta vonojë edhe versionin tjetër me 4.7 inç. /Telegrafi/