LAJMI I FUNDIT:

Siriani rrëzohet nga një lartësi mbi 15 metra, dërgohet në emergjencën e Prishtinës

Siriani rrëzohet nga një lartësi mbi 15 metra, dërgohet në emergjencën e Prishtinës

Policia e Kosovës njoftoi se në autostradën “Ibrahim Rugova”, një shtetas i huaj, sirian ka rënë nga një lartësi mbi 15 metra në mes dy korsive të rrugës.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 06:00.

“Raportohet se në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima mashkull shtetas i huaj (sirian), ka rënë nga një lartësi mbi 15 metra në mes dy korsive të rrugës”, thuhet në raport.


I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Prishtinës. /Telegrafi/