LAJMI I FUNDIT:

Sindikata vazhdon kundërshtimet për shitjen e PTK-së

Sindikata vazhdon kundërshtimet për shitjen e PTK-së

Sindikata e pavarur e PTK-së edhe njëherë kundërshton tendencën për manipulimin me votën e deputetëve përmes futjes të shitjes të PTK-së bashkë me buxhetin e Kosovës. Sipas kësaj sindikate planifikimi në këtë formë i buxhetit është presion i drejtpërdrejtë në deputet që pas votimit të buxhetit, përkundër bindjeve të tyre lidhur me shitjen e PTK-së, të votojnë.

Sindikata e Punëtorëve e PTK-së neper mjet një komunikate për media ka kërkuar që shitja e PTK-së të diskutohet dhe votohet si pikë e veçantë e rendit të ditës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës. “Deputetët e Kosovës, shumica e tyre me të drejtë kanë propozuar që të hiqet neni 4 nga buxheti i Kosovës sepse me këtë nenë parashihej shitja e “.

Kjo sindikatë ka kërkuar mbështetjen e dhe tek punëtorët e tjerë që të kundërshtojnë shitjen e PTK-së. “Nëpërmes kësaj komunikate i ftojmë të gjithë punëtorët e PTK-së punëtorët e KEK-ut, Trepçës, Sharcemit, si dhe qytetarët e Kosovës të na bashkëngjiten në këtë protestë sepse kërkesat tona kanë të bëjnë me mbrojtjen e vlerave dhe pasurisë të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së. /Telegrafi/