LAJMI I FUNDIT:

Sindikata, paga minimale të jetë 250 euro

Sindikata, paga minimale të jetë 250 euro

Rritja e pagave në sektorin publik pritet të ndikojë në përcaktimin e pagës minimale. Përfaqësuesit e punëtorëve nuk do të kërkojnë më që paga minimale në Kosovë të jetë 200 euro, sa kishin thënë vitin e kaluar, por 250 euro. Kjo kërkesë vështirë se do të pranohet nga përfaqësuesit e punëdhënësve.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka caktuar pagën minimale, megjithëse për këtë e obligon neni 57 i Ligjit të punës. Këshilli Ekonomik-Social, që duhet ta propozojë shumën e kësaj page, së shpejti pritet të jetë funksional pas konstituimit të Qeverisë së re.

Në bazë të Ligjit të punës, i cili ka filluar të zbatohet nga 1 janari i këtij viti, Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik duhet të përcaktojë pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Ekonomik-Social. /Telegrafi/