LAJMI I FUNDIT:

Sindikata lobon te deputetët për mos privatizimin e PTK-së

Sindikata lobon te deputetët për mos privatizimin e PTK-së

Udhëheqësit e Sindikatës së punëtorëve të Postë Telekomit të Kosovës, janë duke lobuar sot fort që privatizimi i PTK-së të mos votohet së bashku me buxhetin për ketë vit. Ata janë takuar gjatë së enjtes me disa nga partitë parlamentare në vend.

Kjo sindikatë është takuar me disa nga partitë të cilat përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, ku kanë kërkuar që PTK-ja mos të privatizohet.

Sindikalistët e PTK-së, janë takuar me deputetët e AAK-së dhe Vetëvendosjes ku kanë marrë premtime se nuk do ta votohet për privatizimin e PTK-së. Por partneri i koalicionit të PDK-së në Qeveri AKR-ja nuk u ka premtuar se nuk do të votojnë kundër shitjes së PTK-së.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së Milazim Alshiqi, tha për Telegrafi, se ata do të kundërshtojnë edhe gjatë protestës të së premtes privatizimit kur dihet se sa para i ka dhen buxhetit PTK-ja.


“Ne kem biseduar me të gjithë deputetët që të thirrën në mendjen e tyre të shëndosh për mos Privatizimin e PTK-së në këtë kohë, sepse as një ligj nuk e arsyeton shitjen për shkak të hyrave që krijon për shtetin”, tha Alshiqi. /Telegrafi/