LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e pedagogëve në Shqipëri vendos për bojkot të plotë të mësimit, Rama: Nuk ka asnjë mundësi që të rriten pagat

Sindikata e pedagogëve në Shqipëri vendos për bojkot të plotë të mësimit, Rama: Nuk ka asnjë mundësi që të rriten pagat

Sindikata e punonjësve universitarë në Shqipëri deklaroi se do të ndërpresë plotësisht mësimin në shenjë proteste ndaj mosreagimit të qeverisë për t’iu përgjigjur kërkesës së saj për rritjen e pagave me 50 për qind brenda dy viteve dhe përmirësimit të kushteve akademike dhe të kërkimit shkencor.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka asnjë mundësi që të rriten pagat e pedagogëve, të cilët kanë hyrë sot në ditën e dytë të protestës.

Gjatë një takimi me Rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike, Rama tha “koha kur qeveria rrit pagat sepse kërkojnë sindikatat, ka mbaruar, bashkë me reformën e arsimit të lartë. E tha ministrja, është hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme. Do të mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë”.


“Duhet të jetë shumë e qartë që bota akademike, universitare, është diçka ndryshe. Që do të thotë, universitetet nuk janë gjimnaze apo 9-vjeçare. Trupat pedagogjike nuk janë trupa të infermierëve apo mjekëve, apo punonjësve të policisë apo ushtarake, që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Dhe që përgjithësisht janë uniforme pagat. Universiteti është mes shtetit dhe tregut, që do të thotë duhet ta ketë pjesë të ADN-së së vet, thithjen e të ardhurave nga tregu. Të jetë një aktor në treg, ashtu sikundër të jetë magnet për të thithur fonde nga të katër anët për kërkim shkencor apo projekte”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori