LAJMI I FUNDIT:

Si u bind Biden që ta furnizojë me municion thërrmues Ukrainën?

Si u bind Biden që ta furnizojë me municion thërrmues Ukrainën?

Ukraina do të shfrytëzojë municionin thërrmues vetëm në zonat e okupuara prej rusëve dhe nuk do t’i përdor për të sulmuar territore në Rusi. Kjo garanci e ka bindur presidentin amerikan, Joe Biden që të merr vendim për ta furnizuar me këtë armë shtetin ukrainas.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov përshëndeti vendimin e amerikanëve për të dërguar armët e diskutueshme, duke thënë se ato do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të ushtarëve.

Biden mbron vendimin për t'i dërguar armë të diskutueshme Ukrainës
Lexo po ashtu Biden mbron vendimin për t'i dërguar armë të diskutueshme Ukrainës

Ai shtoi se Ukraina do të mbajë një regjistër të rreptë të përdorimit të tyre dhe do të shkëmbejë informacionin me partnerët e saj, raporton skynews.


“Qëndrimi ynë është i thjeshtë – ne duhet të çlirojmë territoret tona të okupuara përkohësisht dhe të shpëtojmë jetën e njerëzve tanë”, tha ai.

“Ukraina do t’i përdorë këto municione vetëm për de-okupimin e territoreve tona të njohura ndërkombëtarisht. Këto municione nuk do të përdoren në vendet e njohura zyrtarisht
territorin e Rusisë”, shtoi ai.

Çfarë dihet për municionet thërrmuese që SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën?
Lexo po ashtu Çfarë dihet për municionet thërrmuese që SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën?

Biden kishte deklaruar se municionet thërrmuese nuk do të shfrytëzohet për të sulmuar Rusinë, por vetëm caqet ruse në Ukrainë.

Municionet thërrmuese, të quajtura edhe bomba thërrmuese, janë bombola që mbajnë dhjetëra deri në qindra bomba më të vogla, të quajtura gjithashtu si nën-municione. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna

Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Amerika
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Kalo në kategori