Metoda më e fundit dhe ajo e cila premton të jetë më efektivja në parandalimin e vjedhjes së veturës suaj, është një sistem i sofistikuar për identifikim biometrik nga gjiganti i teknologjisë automobilistike Continental.
E njëjta kompani e cila prodhon edhe gomat e veturave, Continental është një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë për furnizimin me goma, e që do të thotë se ata i furnizojnë prodhuesit e veturave me komponentë kyç.
Gjëja kryesore për kompanitë e nivelit të lartë si Continental, Bosch, ZF dhe të tjera është se shumë nga risitë që shfaqen në vetura vijnë nga ato dhe jo nga prodhuesi.
Ky sistem i fundit është pothuajse i njëjtë me teknologjinë e njohjes së fytyrës që përdorim në telefonat tanë celularë. Biometria është shkenca kompjuterike e njohjes duke përdorur karakteristika biologjike.
Kjo mund të jetë diçka e njohur si një gjurmë gishti, ose njohja e marrëdhënies unike midis strukturave të fytyrës, venave ose gjurmës së pëllëmbës. Mund të zbatohet gjithashtu për njohjen e modeleve të lëvizjes, siç është ecja e një personi, raporton Auto Car, transmeton Telegrafi.
Continental ka zhvilluar sistemin e ri me partnerin Trinamix dhe grupin teknologjik, Trinamix Face Authentication. Ideja është e thjeshtë. Çelësat, kodet ose çdo metodë tjetër e mëparshme për të siguruar një veturë, teknologjia e re parandalon që vetura të drejtohet nëse nuk e njeh personin në sediljen e shoferit.
Sistemi në fjalë drejtohet nga një kamerë, e cila është e instaluar në ekranin e panelit, i cili do të dyfishohet për të monitoruar nivelet e vëmendjes të shoferit, diçka që do të behet e detyrueshme në Evropë.
Përveç kapjes dhe njohjes së veçorive unike dhe proporcioneve të fytyrës së shoferit duke përdorur teknologjinë 2D, sistemi përdor analizën e profilit me rreze për të shmangur mashtrimin. Kur shoferi futet në makinë dhe përpiqet ta ndezë, ekrani lëshon një burim të padukshëm drite që ndriçon fytyrën e personit me një model të rregullt me pika.
Reflektimi i secilës pikë kapet nga një kamerë infra të kuqe dhe të dhënat e imazhit analizohen nga algoritmet e softuerit. Nga profili i rrezes, algoritmet mund të mbledhin informacion në lidhje me materialin sipërfaqësor të objektit, në këtë rast, fytyrën e shoferit, të cilën po e analizon. Në këtë mënyrë, sistemi mund të bëjë dallimin midis lëkurës së njeriut dhe, të themi, një maskë silikoni 3D. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolkswagen fton shoferët e 80 mijë veturave elektrike ID.4 për servisim, shkak defekti në softuer që fikë ekranet
Ish-drejtori i Volkswagen: Të rishikohet ndalimi i automjeteve me naftë dhe benzinë!
Ju ka mbaruar bateria e telekomandës - si ta zhbllokoni dhe ndizni automjetin?!
Pse ky Lamborghini kushton një milion dollarë?
Është gjithmonë mirë të dini: Si të llogarisni sa karburant ju ka mbetur në rezervuar?
Nga Porsche, tani në krye të Bentley - marka luksoze njofton shefin e ri
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete