Ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë alarmojnë se pas ngritjeve të vazhdueshme të çmimeve të artikujve ushqimorë, gjendja ekonomike dhe sociale e familjeve kosovare po përkeqësohet. Ata kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapa urgjentë në zbutjen e kësaj gjendjeje.
Alarmi që ka ardhur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për ngritjen e çmimeve te konsumit, ka prekur edhe Kosovën. Organizatat ekonomike dhe ekspertë të ekonomisë në Prishtinë thonë se ngritja e çmimeve në vendet e ndryshme të botës, si pasojë e ngritjes së çmimeve të derivateve të naftës, ka reflektuar edhe në Kosovë.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane thotë për Radion Evropa e Lirë se duke pasur parasysh që Kosova aktualisht ka normën më të ulët të të ardhurave për kokë banori, jo vetëm në Evropë, por edhe në mesin e disa shteteve tjera të botës, rritja e vazhdueshme e çmimeve të artikujve ushqimorë do ta vështirësojë edhe më tepër gjendjen e familjeve kosovare.
“Në një situatë të tillë, edhe ngritja e paralajmëruar e pagave në sektorin publik nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe, pasi që rritja e tepërt e inflacionit do ta mbipeshonte rritjen e mundshme të çfarëdo norme ose shume të pagave në sektorin publik”, thotë Zeka.
Sipas të dhënave zyrtare të Entit të Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 1.4 për qind në muajin janar 2011 krahasuar me muajin dhjetor 2010.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin janar 2011 ishte 7.4 për qind. Nisur nga këto të dhëna dhe nga trendët e rritjes së çmimeve në mbarë botën, Arian zeka nga OEA, shpreh mendimin se institucionet e Kosovës do të duhet të subvencionojnë më tepër prodhimin vendor, në veçanti prodhimin bujqësor.
“Të ndihmohen sa më tepër eksportuesit. Në një mënyrë skadimi i marrëveshjes tregtare preferenciale me Bashkimin Evropian, do ta vështirësojë edhe më tepër eksportin. Në këto rrethana, Qeveria duhet të krijojë kushte sa më të mira për eksportuesit kosovarë, ndonjë marrëveshje tjetër me Bashkimin Evropian, apo ripërtëritjen e marrëveshjes së vjetër”, shprehet Zeka.
Çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë, të cilat kanë filluar të ngrihen nga fundi i vitit të kaluar dhe kanë vazhduar pa pasur rënie, sipas kryetarit të Institutit për Hulumtime dhe Zhvillime ekonomike, Isa Mulaj, kanë shënuar rritje deri në 40 për qind.
“Shkaku i këtyre rritjeve është i shumëfishtë. Një ndër kryesorët është ngritja e çmimeve të naftës dhe karburanteve në tregun botërore. Kosova ka import jashtëzakonisht të lartë të çmimeve, duke pasur parasysh këtë, ku kërkohet transporti i këtyre produkteve, rritja e çmimeve në Kosovë do të jetë shumë më e madhe se sa në vendet tjera”, thekson Mulaj.
Sidoqoftë, institucionet e Kosovës janë deklaruar tashmë se nuk mund të ndikojnë në uljen e çmimeve, por kanë premtuar se do të shqyrtojnë mundësinë për zbutjen e kësaj gjendjeje. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet