LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria zbret dy shkallë për lirinë ekonomike

Shqipëria zbret dy shkallë për lirinë ekonomike

Shqipëria ka zbritur dy shkallë më poshtë në renditjen botërore të lirisë ekonomike, bëhet e ditur nga “Wall Street Journal”, e cila në bashkëpunim me “Heritage Foundation”, vlerëson çdo vit aspekte të ndryshme të ekonomisë së vendeve, që lidhen me mundësitë për të bërë biznes në to.

E përditshmja "Gazeta Shqiptare" raportoi të enjten se Shqipëria është në vendin e 70-të, midis 189 vendeve të marra në analizë ndërkohë që vitin e kaluar zinte vendin e 68-të. Shqipëria, sipas këtij vlerësimi, ka hedhur hapa prapa në korrupsion, taksa e investime.

Vlerësimi bëhet mbi bazën e dhjetë përbërësve të lirisë ekonomike, që vlerësohen nga një shkallë pikësh nga 0 në 100, ku 100 përfaqësojnë lirinë maksimale. Faktorët që merren në konsideratë janë liria e biznesit, liria e tregtisë, liria fiskale, shpenzimet e qeverisë, liria monetare, liria e investimeve, liria financiare, të drejtat mbi pronësinë, liria nga korrupsioni dhe liria e punës. /Telegrafi/