LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, vendi me tërheqës për turizëm në Evropën Lindore

Shqipëria, vendi me tërheqës për turizëm në Evropën Lindore

Turizmi kulturor dhe ai fetar është një e veçantë që e ofron Shqipëria. Revista prestigjioze “Forbes” në një shkrim të saj e përmend Shqipërinë një ndër tri vendet e Ballkanit që mund të ofrojë atraksionet më të veçanta në Evropën Lindore, duke veçuar Kalanë e Beratit si një vend që duhet vizituar.

Sipas “Forbes”, Shqipëria, Bullgaria dhe Kroacia janë përmendur si vende që ofrojnë pika turistike me bukuri të veçanta. Në këtë shkrim përmenden disa pika kyçe në hartën e këtyre vendeve që veçohen për t’u vizituar, të cilat ofrojnë arkitektura historike, monumente natyrore dhe një kulturë të vendeve në fjalë, që më parë kanë qenë anashkaluar.

Sipas “Forbes”, Shqipëria cilësohet një destinacion turistik, që ofron një kala të jashtëzakonshme, të shekullit 13, pikërisht Kalanë e Beratit, e cila qëndron mbi një kodër me pamje nga lugina e lumit Osum, shumë e bukur.

“Forbes” përmend kishën bizantine afër katedrales së Shën Nikollës, shtëpinë ku ndodhen punimet e piktorit dhe ikonografit të shekullit 16, Onufri. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve prej më se 5 vitesh i ka kushtuar rëndësinë që duhet turizmit kulturor, duke miratuar projekte të veçanta për restaurimin e disa kishave shekullore.


Kjo ministri i ka dhënë vend të veçantë rijetëzimit të kishave duke i restauruar ato dhe duke i kthyer ndër pikat turistike me të vizituara. Kështu, Berati është futur në listën e UNESCO-s dhe zona muzeale e kalasë është ndër më të vizituarat në Shqipëri nga turistët e huaj. Pikërisht këtë zonë e veçon edhe revista prestigjioze për t’u vizituar.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Ekonomi
Kalo në kategori